Vijon zjarri në malin e Çikës/ 80 hektarë pyll me bredha dhe shkurre, i djegur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijon zjarri në malin e Çikës/ 80 hektarë pyll me bredha dhe shkurre, i djegur

Në ditën e katërt të zjarrit në malin e Çikës, një vatër vijon të jetë aktive.

 

Edhe pse ditën e djeshme dy avionë Canader kanë hedhur ujë për shuarjen e flakëve një vatër ende nuk është shuar. Avionët kanë fluturuar mbi malin e Çikës katër herë deri në mbrëmje dje, por një vatër zjarri ende nuk është shuar, dhe pikërisht zjarri mbi fshatin Palasë.

 

Advertisement

Sipas shtabit të emergjencave civile pranë prefekturës se Vlorës, avionët do të vijonë sot punën për te shuar flakët e zjarrit , ndërkohë qe ushtarët e FA janë larguar nga terreni.

 

Ndërkohë që në pjesën jugore të malit të Çikës janë djegur rreth 80 ha pyll me bredha dhe shkurre në një vijë 500 m nga zona mbi fshatin Palasë në afërsi të majës së malit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy