Vijon vaksinimi i mjekëve kosovarë, marrin dozën e parë të “AstraZeneca”   

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijon vaksinimi i mjekëve kosovarë, marrin dozën e parë të “AstraZeneca”   

Ka vijuar edhe kete te diel vaksinimi i mjekeve dhe personelit shendetesor nga Kosova, në Kukës në Pallatin e Kulturës, “Hasan Prishtina”. Deri me tani kane bere injeksionin me astrazeneca mbi 300 bluza te bardha.

 

Mjeket dhe infermieret nga Kosova, pasi morën dozën e parë thanë se procesi ishte i organizuar mirë dhe se nuk kishin hezituar të merrnin vaksinën AstraZeneca pavarësisht dyshimeve se ajo krijon probleme me mpiksjen e gjakut.

 

Advertisement

Ndërkohe, brenda një jave janë vaksinuar më shumë se 10 mijë arsimtarë në gjithe vendin. Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ky proces do të vijojë me ritme të shpejta për të përmbyllur kështu vaksinimin një nga grupet me te rrezikuara.

 

“Tashmë janë më shumë se 10 mijë arsimtarë që janë vaksinuar, dhe në ditët e javshme do të vijojë në mënyrë intensive. Ndërkohë është mbyllur vaksinimi për stafet shëndetësore në Kukës, ndërsa vijojmë me vaksinimin e të gjithë arsimtarëve. Vijojmë në të gjitha pikat e përqendruara dhe për personat të moshës mbi 80 vjeç”, tha Manastirliu.

 

Advertisement

Manastirliu vizitoi edhe spitalin rajonal të Kukësit, ku ndoqi nga afër ecurinë e punimeve.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy