![Vijon prishja e dhjetëra objekteve në Ksamil e Velipojë, asnjë rezistencë nga banorët](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/06/196688013_4278316218856728_5157786311005479474_n-800x379.jpg)
Edhe këtë të martë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar me prishjet e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Në zonën e Ksamilit janë parashikuar të shemben afro 11 objekte.
Advertisement
Deri më tani nuk raportohet për probleme me banorët e zonës, pavarësisht se një pjesë të tyre e kanë cilësuar si të padrejtë aksionin e IKMT.
Ndërkohë në Velipojë operacioni po vazhdon me ritme më të ngadalta.
Advertisement
Në total në këto dy zona janë planifikuar të shemben rreth 45 objekte pa leje.