Sekuestrohet në portin e Durrësit, edhe 1 tjetër kilogramë heroinë.

 

Operacioni kishte nisur më 26 qershor 2021, nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Shkodrës. Gjatë operacionit u sekuestruan 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit, shtetasi S. P.

Në vijim të veprimeve të thelluara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës kanë marrë informacion se në kamionin e sekuestruar në portin e Durrësit, gjatë operacionit “ATTEMPT”, në qershor 2021, mund të kishte përsëri lëndë narkotike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Bazuar në këto informacione, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Shkodër, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionin tip “Scania”. Pas ndërhyrjes me mjete prerëse, në shasinë e kamionit u bë e mundur gjetja e një sasie tjetër lënde të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 1 kilogramë.

 

Theksojmë se në datën 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në kuadër të operacionit policor “ATTEMPT”, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte në drejtim të Malit të Zi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Për një kontroll më të specializuar, kamioni që drejtohej nga shtetasi S. P., 56 vjeç, është shoqëruar në portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit të Durrësit, që veprojnë përherë në port. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në kamion ishin fshehur rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë.