Rreth 25 ha sipërfaqe me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte janë shkrumbuar si pasoje e zjarrit tre ditor ne zonën e Peshtanit ne Fier. Repartet zjarrfikëse te Fierit, Patosit , Roskovecit dhe Alpetrolit janë ne terren për te bere te mundur dhe neutralizimin e vatrës se fundit aktive për te evituar riaktivizimin e saj gjate orëve ne vijim me rritjen e temperaturave.
Sipas shefit te shërbimit zjarrfikës ne bashkine Fier Zija Hyka , përgjatë gjithë natës një mjet zjarrfikës dhe një mjet shërbimi kane qene ne gatishmëri ndërkohë qe rreth orës 01:00 pas mesnatës pati një aktivizim te vatres.
Nënkryetari i bashkise, Ylli Skenderaj i cili ka monitoruar ne terren situatën u shpreh se ka patur mbështetje nga ajri dhe bashkitë fqinje.
Autoritetet apelojnë për më shumë kujdes nga ana e qytetarëve për të shmangur zjarrvëniet.