
Akid dhe Aiden janë dy fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë për vitin 2022.
Mjeku Artur Hatibi u shpreh se foshnjet janë në gjendje të mirë shëndetësore!
Advertisement
Akid lindi fiks në orën 00:00 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërsa foshnja e dytë, Aiden, lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”, vetëm 1 minutë pas ndërrimit të viteve.
Mes shumë urimeve ishte edhe ai i kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një mesazhi, iu uroi vogëlushëve jetë të gjatë. “Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden”, shkruan Rama.
Advertisement