Vijnë emigrantët nga Italia, fluksi në portin e Vlorës pritet të rritet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijnë emigrantët nga Italia, fluksi në portin e Vlorës pritet të rritet

812 pasagjerë dhe 200 mjete janë përpunuar vetëm mëngjesin e kësaj të marte në Portin e Vlorës , ndërsa të ardhurit janë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ata shprehen se pas pandemisë, këtë herë vijnë jo vetëm për të takuar të afërmit, por edhe për të kaluar pushimet e verës.

 

“Jemi nga Shqipëria , vijmë për të takuar të afërmit tonë. Na ka marrë malli, kjo edhe për shkak të vitit të vështirë që kaluam. Kemi një vend të bukur, pse jo për të kaluar dhe pushimet e verës, na pëlqen shumë Shqipëria.”

 

Advertisement

Për shefin e përpunimit të anijeve në Portin e Vlorës, Festim Skëndaj prej 10 ditësh, prej lehtësimit të masave nga shteti italian, porti i është rikthyer normalitetit.

 

“Për fatin e mire, po i kthehemi normalitetit. Prej lirimit dhe të kufizimeve apo lëvizjeve nga shteti italian, edhe fluksi i pushuesve është dhe më i madh.  Mund të them se deri tani, në momentin që flasim rreth 12 mijë pushues i janë drejtuar Shqipërisë duke kaluar nga Porti i Vlorës.”

 

Advertisement

Ky vit ka shënuar risi në portin e Vlorës, pasi përveç linjës me Brindisin, për herë të parë ka nisur funksionimin dhe linja me Barin. Ndërkohë, fluks të lartë ka pasur dhe të pushuesve që nisen me anijet turistike drejt Sazanit dhe Karaburunit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy