Vihet nën kontroll zjarri mbi tunelin e Kalimashi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vihet nën kontroll zjarri mbi tunelin e Kalimashi

Shuhet zjarri mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse.

 

Pas përhapjes me përmasa të frikshme të zjarrit, shërbimet zjarrfikëse nga Shqipëria dhe Kosova vijuan gjatë gjithë natës operacionin për normalizimin e situatës. Problematike mbetet situata në Lakun e Thive.

 

Advertisement

Në ndihmë për të shuar flakët mbrëmë mbërritën edhe 5 zjarrfikëse të Kosovës. Drejtori i zjarrfikëseve të Kosovës, Hasan Kodra bëri më dije se nga Deçani kanë ardhur 34 zjarrfikëse, prej të cilave 9 janë automjete për terren malor. Për të ndjekur nga afër situatën në Kukës, i pranishëm ishte edhe presidenti Ilir Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy