Vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Pishë-Poros dhe Darëzezës janë vënë në kontroll pas riaktivizimit të tyre mesditën e kësaj të marteje. Flakët shkrumbuan një masiv të madh pyjor, ndërsa u favorizuan nga era e fortë. Ndërhyrja nga ajri nuk mjaftoi për shuarjen e plotë të flakëve, të cilat prej një jave kishin marrë “pushtetin” e plotë në këto zona.
Në operacionin për shuarjen e tyre u aktivizuan zjarrfikës të Patosit, Rroskovecit, Lushnjes, Divjakes, Albpetrolit, Beratit , Vlores , Tepelenes si dhe dy mjete zjarrfikese te Ministrise se Mbrojtjes.
Advertisement