Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan ditën e sotme.
Ai ra në gjurmët e policisë pas një denoncim të bërë nga qytetarët se u ishin vjedhur pasqyrat e makinave.
Pas kësaj, policia u angazhua për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.
Pas punës nga ana e uniformave blu, i riu me iniciale E.B u arrestua, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan disa pasqyra.
Elbasan
Vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra, dhe i shiste ato, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë po për vjedhje.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.
29-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë , ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së kallëzimeve, për vjedhjen e pjesëve (pasqyrave) të disa automjeteve të parkuara, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të këtyre rasteve.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasqyrat”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi rezultoi se kishte vjedhur pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara, në lagjen “Kala”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.