Policia e Tiranës ka arrestuar 38-vjeçarin Eduard Bardho, i cili është kapur nga kamerat duke vjedhur një automjet me karrotres.
Burime bëjnë me dije se autori nga Mamurrasi është me precedentë penalë në fushën e vjedhjes.
Vjedhjet me karrotrec i kishte praktikuar edhe herë të tjera.
Pasi kryente vjedhjen, i dërgonte të Fusha e Aviacionit për ti ruajtur në garazh. Përveç makinës dhe motorit është edhe një rast tjetër i provuar, mirëpo dyshimet janë edhe për disa raste të tjera për të cilat po bëhen verifikime.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Karrotreci”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vodhi një automjet dhe një motomjet, vihet në pranga 38-vjeçari.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për përvetësim të mallrave të vjedhura.
Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karrotreci”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.