Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Elektroniks”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

 

Në kuadër të këtj operacioni u vu në pranga shtetasi: A. H., 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, dhe i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3, po për këtë vepër penale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky shtetas, në kohë dhe në vende të ndryshme, dyshohet ka kryer vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. H. është autor i 5 rasteve të vjedhjeve të laptopëve në biznese të ndryshme, konkretisht:

– Më datë 21.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;

– Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;

– Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Xhanfize Keko”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Më datë 26.01.2022, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër tregtare;

– Më datë 27.01.2022, në Rrugën e Durrësit, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër laptopë dhe veshje që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.