Forcat e policisë në pikat kufitare kanë konstatuar dhe goditur dy raste të trafikimit të aigjshëm të automjeteve të vjedhura.

 

Njëri prej rasteve është kapur në pikën kufitare të Morinës, ku shtetasi me iniciale G. S., 40 vjeç, banues në Gjilan, drejtonte një karrotrec me të cilin transportonte 2 automjete tip “Mercedes Benz” dhe tip “BMW X5”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga verifikimet rezultuan se makinat ishin të shpallura në kërkim përkatësisht nga Interpol Praga dhe Interpol Ëiesbaden.

 

Rasti tjetër është evidentuar në Portin e Durrësit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetasi me iniciale R. H., 49 vjeç, drejtonte një automjet tip “Audi A4”, të vjedhur në Itali më datë 18 nëntor të 2018-ës.  49-vjeçari u procedua në gjendje të lirë.

 

Të treja automjetet u bllokuan nga specialistët përkatës, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit dhe Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.