Prej orëve të para të mëngjesit zjarri ka përfshirë pikëgrumbullimin e skrapit, në ish-metalurgjikun në Elbasan. Aktualisht situata paraqitet e vështirë pasi zjarri nuk është arritur të shuhet.
Sipas drejtuesve të fabrikës Kurum ka një sasi të konsiderueshme të vajit të makinave dhe në këtë mënyrë është e vështirë të vendosen në kontroll flakët.
Advertisement
Deri më tani, fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa ndotja e ajrit nga tymi është shumë e madhe.
Advertisement