Një bujtinë në fshatin tiristik Theth të Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme
Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet zjarri ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të katit te siperm të Bujtinës. Ndërkohë, zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.
Advertisement
Bujtina e vëllezërve Guri e përfshirë nga flakët ndodhet në qendër të fshatit turistik.
Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike, për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar dhe banorët e zonës. Është kërkuar madje dhe ndërhyrja nga ajri , por ka qenë e pamundur.
Advertisement