Që prej mbrëmjes së djeshme, zjarri në malin e Shpiragut vijon të jetë aktive.

 

I favorizuar edhe nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe më të madhe. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit, në ndihmë për fikjen e flakëve ka ardhur një helikopter nga Forcat e Armatosura.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, dhjetëra forca zjarrëfikëseje janë nisur drejt zonës së zjarrit por për shkak të mungesës së rrugës, zjarrëfikësit kanë shkuar drejt malit në këmbë për të bërë të mundur lokalizimin e zjarrit  me mjete rrethanore.

 

Burime për Vizion Plus nga zjarrëfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";