Që prej mbrëmjes së djeshme, zjarri në malin e Shpiragut vijon të jetë aktive.
I favorizuar edhe nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe më të madhe. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit, në ndihmë për fikjen e flakëve ka ardhur një helikopter nga Forcat e Armatosura.
Advertisement
Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, dhjetëra forca zjarrëfikëseje janë nisur drejt zonës së zjarrit por për shkak të mungesës së rrugës, zjarrëfikësit kanë shkuar drejt malit në këmbë për të bërë të mundur lokalizimin e zjarrit me mjete rrethanore.
Burime për Vizion Plus nga zjarrëfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë.
Advertisement