Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku Monumenti i Kulturës “Sarajet e Toptanit” u përfshi nga flakët. Veliaj jep disa detaje të rëndësishme si ndodhi ngjarja përmes statusit më poshte dhe videove e fotove në rrjetet sociale:
“1. Mbreme ne oren 23h49 @policia_bashkia prane AMK – po, ata qe sulmonte Presidenti – kane njoftuar sallen operative per zjarrvenie prane Monumentit te Kultures njohur gjeresisht si Sarajet. Ne pak minuta zjarrfikesit e @CityOfTirana kane shuar zjarrin e qellimte ne 2 vatra
2. Ne dallim nga shume objekte per te cilat behet zhurme pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ESHTE monument kulture. Dje, nen stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme qe pronaret te ndalojne shpronesimin.
3. Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvenesin teksa largohet perballe Torre Drin, @PoliciaeShtetit po punon per ta çuar ne pranga. Por zjarrvenesit e vertete jane porositesit – edhe per keta nuk do kete meshire. Politikane qe diten merakosen per lodrat, e naten zjarrin qytetit!
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";4. Ne mesnate bisedova me KM @ediramaal i cili ka autorizuar shpronesimin e pershpejtuar per Sarajet si nje nga aktet e para te qeverise se re. Ta harrojne qe aty do kete ndertim, e ta harrojne qe aty do kete zjarr gjer sa te behet shpronesimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!”, shkruan Veliaj në Twitter.
Veliaj shton se lidhur me “Sarajet” ngjarjet ne vazhdim do te rrjedhin si me poshte:
1. Shpronesim per 18 pronaret (jo te gjithe jane politikane piromane)
2. Shpallje Muze si ish Legata e Pare
ne Tirane dhe monument kulture Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";3. Rikonstruksion dhe hapje per publikun