Ky është momenti ku i vihet tritol makinës së policit në Shkodër. Në videon e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, shihen dy persona të maskuar, të cilët afrohen pranë banesës së efektivit Kastriot Selimaj.

Njëri prej tyre hip mbi murin rrethues, ndërsa tjetri qëndron i qetë në rrugë.

Çfarë ndodhi në Shkodër 

Makinës së efektivit të rrugores në Shkodër Kastriot Selimajt, i është vendosur një sasi tritoli në makinën e tij, që e kishte parkuar në oborrin e banesës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.

50-vjeçari ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë njeri, ndërsa ngjarjen e ka lidhur me detyrën e tij si efektiv i rrugores.

Nuk kam konflikte me njeri dhe nuk di arsyet. E vetmja gje qe me ben te dyshoj eshte detyra ime si efektiv i rrugores”, ka thënë ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pritet që policisë në ndihmë t’i vijnë kamerat e sigurisë që ishin në banesë dhe rrugicë për të bërë të mundur identifikimin e dy autorëve./vizionplus.tv