Gazetari kosovar, Valon Syla, raportohet se është sulmuar fizikisht ditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Pejton” në rrugën “Robert Doll”.
Në këto pamje të publikuara nga mediat e Kosovës shfaqen momentet kur gazetari Syla goditet me grushte nga një person.
Në një moment Syla provon të largohet me taksi, por agresori nuk e lëshon por vazhdon ta qëllojë me grushte.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur viziten e Vjosa Osmanit ne Tirane te cilen e quajti te turpshme dhe me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve, raporton “Express”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";