Mjeku Edmond Gashi, i akuzuar si i përfshirë në skandalin e Onkologjikut, është paraqitur këtë të mërkurë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij.
Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
Po ashtu, në SPAK është paraqitur edhe koordinatori i Onkologjikut, i dyshuar si i përfshirë në “pazaret” me jetën e të smëurëve me kancer./vizionplus.tv
Advertisement
View this post on InstagramA post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)
Advertisement