Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit.
Situata më e rënduar ka qenë në qytetin e Vlorës, ku rrugët janë shndërruar në lumenj.
Në një video shihet një qytetarë të cilën e ka marrë rrjedha e ujit. në pamundësi për të mbajtur eëkuilibrin, gruaja “i dorëzohet” pushteti të ujit.
Vision Plus mëson se në shumë raste qytetarët kanë kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse për të dalë nga uji.
Gazetetarja e Vizion Plus, Efrosina Papa, bën me dije se një çift farmacistësh kanë mbetur të bllokuar nga uji në farmacinë e tyre, dhe kanë mundur të dalin vetëm pasi kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.
Ndërkohë që është përmbytur qendra historike dhe biblioteka në Vlorë. Pritet që situata në orët në vijim të normalizohet pasi intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët./vizionplus.tv