Vizion Plus ka siguruar pamjet nga shpërthimi me tritol në banesën e një polici në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 të mëngjesit në lagjen “Tepe” të Shkodrës.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës private të shtetasit Vilson Zhuri, (oficer Policie).

Si pasojë ka vetëm dëme material, teksa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat kontrolluan në zonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, sipas burimeve nga grupi hetimor, mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar me skafandër, të cilët kanë mbërritur në derën e banesës me një motor.

Pasi kanë vendosur lëndën plasëse, ata janë larguar me shpejtësi.

Zhuri, officer prej dy vitesh në zonën e Pultit në Dukagjin, ngjarjen e lidh me detyrën dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

Në zonë muajt e fundit janë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis dhe ky mund të ketë qenë një sinjal për policin. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";