Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Turqi, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka shkuar edhe në atë që ai e konsideron “zemrën e industrisë ushtarake turke”.
Rama u vu në dijeni të mjeteve si dhe sistemeve inteligjente që zhvillohen nga Turqia.
“Vizitë në zemrën e industrisë ushtarake turke, ku mjetet e të gjitha llojeve të konceptuara e zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjente të krijuara me burimet e brendshme, janë tejet mbresëlënëse”, shkruante Rama në Facebook.
Kryeministri shoqërohej nga disa anëtarë të kabinetit të tij ndërkohë që më herët gjatë ditës së sotme vizitoi edhe muzeun e Ataturkut.
Advertisement