Një incident ka ndodhur gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal në Prishtinë. Sikurse bëjnë me dije mediet në Kosovë, anëtarja e PSD-së në Komunën e Prishtinës, Vala Peshku është përfshirë në një debat të ashpër verbal me anëtarin e Vetëvendosjes, Besnik Mujeci.
Mujeci i Vetëvendosjes ka akuzuar Vala Peshkun e PSD-së se këshilltarët komunalë të këtij subjekti i kanë vjedhur mandatet e fituara me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai e quajti atë edhe “të pafytyrë”.
Pas kësaj, zonja Peshku u ngrit në këmbë e revoltuar dhe nisi ta kërcënonte Mujecin.
“Ty ti jap vesht në dur, hajvan, majmun.”- dëgjohet të thotë ajo. Një kolege është dashur të ndërhyjë, duke e mbajtur atë nga krahu.
Advertisement