Turqia dhe Greqia vijojnë të përplasen në ujërat e detit Egje, ku tashmë është radha e dy anijeve të rojes bregdetare që të tregojnë forcën mes tyre.
Mediat raportojnë se gjatë ditës së djeshme dy anije patrullimi greke dhe turke kanë kryer manovra të rrezikshme me njëra-tjetrën duke rrezikuar edhe të përplasen fizikisht.
Mediat greke kanë publikuar pamje nga momenti kur turqit i afrohen rojes bregdetare greke duke kaluar vetëm pak metra larg tyre. Ndërkohë turqit theksojnë se ky veprim u bë pasi grekët kishin kaluar në ujërat e tyre territoriale.
Gjatë pasdites gjithashtu pati një tjetër incident ku një gomone me emigratë u rrethua nga anijet greke dhe turke pasi secili prej tyre pretendonte se gomonia ishte në ujërat territoriale të tyre.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";