Seanca plenare ka agravuar në përplasje fizike mes një grupi të deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Ashtu siç ishte paralajmëruar, seanca plenare e kësaj të hënë ka nisur me tensione të shumta mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke bllokuar punimet e kësaj seance plenare.
Deputetë të opozitës dhe mazhorancës kanë replikuar me njëri-tjetrin, duke mos lejuar të marrë fjalën asnjëri.
Advertisement