VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shpëton 60-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shpëton 60-vjeçari

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “15 tetori” në Fier.

Në banesë jetonte i vetëm një 60-vjeçar, i cili në momentin e rënies së zjarrit ka qenë duke u ngrohur.

Fatmirësisht, i moshuari ka arritur që të dalë menjëherë jashtë, raporton gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve për të mos lejuar përhapjen e tyre edhe në banesat përreth, mes të cilave ndodhet edhe kopshti nr.5/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy