Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe nisin të godasin dy vëllezërit Bilbil Maja dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë. Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut.
Kjo ngjarje erdhi pasi vëllezërit ishin ankuar tek autoritetet se gurorja e të afërmve të deputetit të PS po i shkatërronin banesat nga shpërthimet që kryenin.
Advertisement
Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.
Advertisement