
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, ku një pacient është filmuar duke dalë nga dritarja e dhomës së pasme të Repartit Infektiv.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen në fjalë ende nuk ka ndonjë të dhënë nga spitali ose nga policia.
Maqedonia e Veriut ashtu si shumë vende të tjera të rajonit po përballet me një shtim të numrit të infektimeve me covid-19.
Advertisement
Pas Shkupit, Gostivari dhe Tetova janë qytetet me më së shumti të infektuar.
Advertisement