Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar pamjet nga momenti kur polici Erjon Goxhara ka qëlluar 6 herë me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e “Komunës së Parisit”.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi e plagosi me 5 plumba në këmbë dhe një në fund të barkut, Goxhara e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediet i bëri thirrje që të dorëzohet. Megjithatë Goxhara nuk është arrestuar ende.

Policia ka vendosur shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacion për efektivin Erjon Goxhara./vizionplus.tv

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";