Ky është momenti kur Habib Rexha largohet me vrap nga vendngjarja, ku ekzekutoi me një plumb të vetëm në kokë Edmond Gosën.
Siç dallohet në videon e siguruar, autori mban ende në dorë armën e krimit dhe një qesë, ndërsa vrapon i tensionuar drejt automjetit të tij.
Këtë të fundit ai e kishte parkuar rreth 200 metra larg skenës së krimit, ndërsa e përdori për t’u arratisur. Këtë të mërkurë policia ka mundur të sekuestrojë automjetin dhe armën e krimit, ndërsa autori u vetëdorëzua në polici duke pranuar autorësinë e vrasjes.
Ky krim është vazhdimësi i vrasjes së dyfishtë që tronditi Kavajën në muajin mars.
Vëllai i autorit dhe vëllai i viktimës pas një konflikti banal qëlluan për vdekje njëri-tjetrin.
Ndonëse të dy autorët ndërruan jetë, kjo nuk ka mjaftuar për Habib Rexhën, duke kërkuar të marrë hak për vrasjen e të vëllait.