Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje kriminaler, e dyshuar vrasje.

Sinjali u dha nga 45 vjeçari që mendohej se ishte shënjestra e këtij plani. Ky i fundit (A.T) banues në Mjedë Shkodër ka kërkur ndihmë në polici duke thënë se e ndjekin prej disa ditësh disa persona të panjohur që lëviznin me një automjet tip “Golf”.

Pas njoftimit të marrë policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e makinës së dyshuar, në fshatin Mjedë. Në këtë makinë qarkullonin tre persona dhe në brendësi të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Po në vijim të kontrollev policia gjeti në shtëpinë e Florjan Vasijas, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysëm automatik dhe 821 copë fishekë luftarak. Në flagrancë gjatë këtij operacioni u arrestua në Vasija si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dy të tjerë Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.