Një mjet përfshihet nga flakët në ecje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në pjesën e unazës veriore të qytetit të Korçës.
Drejtuesi i mjetit sapo ka parë flakët ka dalë menjëherë përjashta ndërkohë që automjeti i tij tip “Ford” me targat AB 976EB është djegur pothuajse plotësisht, megjithese shërbimi zjarrfikës ka ardhur shumë shpejt në vendin e ngjarjes
Mendohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik në mjetin e cili ishte i pajisur me bombël gazi.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që mjetet përfshihen nga flakët. Në rastin e parë kemi një të plagosur rëndë./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";