Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se delegatët do të kenë zonën e tyre ndërsa pjesa tjetër e stadiumit Air Albania do jetë e hapur për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike.
“Ftoj te gjithe demokratet te na bashkohen ne Kuvendin e Rithemelimit te Partise Demokratike ne ora 10:00 dt 11.12.2021! Delegatet do kene zonen e tyre te ndare, por pjesa tjeter e stadiumit Air Albania do jete e hapur per gjithe anetaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike qe deshirojne te behen pjese e ketij momentin historik! Ejani te festojme se bashku Ditelindjen e Partise Demokratike dhe te nisim rrugetimin tone drejt Fitores”, shkruan Berisha.