VIDEO/ Krevatë, çadra dhe armë për të ruajtur parcelat me kanabis, ndërhyn policia, dy vajza mes të arrestuarve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Krevatë, çadra dhe armë për të ruajtur parcelat me kanabis, ndërhyn policia, dy vajza mes të arrestuarve

Policia ka ndërhyre në një parcelle të mbjellë me kanabis në fshatin Gimaj në Shkodër duke arrestuar në flagrance 6 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në operacion u sekuestrua edhe një armë zjarri automatic që shërbente për të ruajtur parcelën e drogës.

Mes të arrestuarve janë edhe dy vajza të reja Manjola Kroni dhe Eugena Gjela ndërsa të orangosurit e tjerë janë  Gjokë Foleta, Pal Alia, Besnik Rripa, dhe shtetasi me iniciale D. Q.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gimaj”.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Advertisement

Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa, armë zjarri dhe municion luftarak.

Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Njësinë Operacionale të DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative është organizuar dhe finalizuar operacioni “Gimaj”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. F., 56 vjeç, P. A., 23 vjeç, B. Rr., 22 vjeç, D. Q., 17 vjeç, M. K., 22 vjeçe dhe E. Gj., 24 vjeçe.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr.

Advertisement

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të fshati Gimaj, Shkodër.

Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”dhe ”Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy