VIDEO- Kosova kërkon kontroll të shtuar të produkteve nga Shqipëria/ Braçe-Kurtit: Janë me zero mbetje, shkojnë kudo në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO- Kosova kërkon kontroll të shtuar të produkteve nga Shqipëria/ Braçe-Kurtit: Janë me zero mbetje, shkojnë kudo në Europë

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka një mesazh për kryeministrin Albin Kurtin pasi Kosova i konsideroi të rrezikshme domatet që bleu nga Shqipëria dhe kërkoi kontrolle shtesë. Braçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook publikon një video të specave të kuq në një fermë dhe i thotë se janë prodhim me zero mbetje.

 

Po ashtu i tha se ky prodhim nga fermerët shqiptarë nuk shkon vetëm në Kosovë, por në çdo vend  europian.

 

Advertisement

Pas lajmit për domatet dhe verifikimit të bërë në Kosovë për to, dua t’i them shumë qartë. Ky është prodhim me zero mbetje miku im Albin. Patjetër që do mbërrijë në Kosovë. Duhet të kuptojmë se prodhimi me zero mbetje shkon në çdo vend të Europës, jo vetëm Kosovës”, tha Braçe.

 

Ky reagim i Braçes erdhi pasi Kosova ngriti dyshime për domatet që importohen nga Shqipëria se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy