![VIDEO/ Gjenden predha mortajash në Komsi të Matit](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/08/WhatsApp-Image-2024-08-24-at-11.36.21-535x400.jpeg)
Disa predha luftarake të paplasura janë pikasur në vendin e quajtur Fusha e Shkrirjes në fshatin Komsi të Bashkisë së Matit.
Gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti bën me dije se predhat janë në vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës të cilët kanë qenë në mal.
Ato janë kontastuar rastësisht, por zona njihet si e ndotur për shkak se aty dikur bëhej demontimi i municioneve luftarake që ndodheshin në repartin ushtarak i cili ndodhet në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut”.
Advertisement
Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët e aksesojnë malin me bagëti apo për të mbledhur bimë medicinale. /vizionplus.tv