
Ndërtimi I një spitali të madh rajonal në Fier nga ana e qeverisë turke, është një vepër që ka marrë falenderime te mëdha publike jo vetëm nga drejtues shteteror të vendit tonë por edhe nga banorët e Fierit, të cileve kryesisht do tiu shërbeje ky spital.
Por Grupi i Polifonisë mallakastriot i Guri Rrokajt ka shkuar edhe më tej dhe i ka kushtuar një këngë Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Në vargjet e kësaj këngë polifonike, përmendet gjithashtu edhe donacioni I Turqisë për ngritjen e një lagjeje të tërë me banesa të reja në Laç, aty ku tërmeti I 26 nëntorit 2019 solli mjaft dëme.
Vargjet e këngës
Lajmi bukur mori dhënë, në gjithë botën sot po zjenë
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj
Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë
Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin
Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!