Dritan Rexhepi, i cili u arrestua në Stamboll të Turqisë në nëntor 2023, është i njohur si lider i një karteli të drogës me emrin “Kompania Bello.” Ai kërkohej nga autoritetet italiane dhe shqiptare për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë. Gjatë operacionit të ekstradimit, Rexhepi mbërriti në aeroportin e Rinasit, ku u ndërmorën masa të rrepta sigurie.
Përveç akuzave të trafikut të drogës, Rexhepi përballet edhe me akuza të tjera kriminale në Shqipëri. Ai dyshohet për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, një vrasje në Krujë disa vite më parë, si dhe për falsifikimin e dokumenteve në Fier.
Në momentin e arrestimit, Rexhepi kishte hyrë në Turqi me një pasaportë false kolumbiane dhe u kap gjatë një operacioni të koordinuar në Stamboll më 8 nëntor 2023.