Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Korçës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 07:40, ku një 70 vjeçar me iniciale N.P është vetëhedhur nga kati i tretë I banesës ku jetonte.
Advertisement
Si pasojë e kësaj, ai ka humbur jetën në vend.
Korçë/Informacion paraprak
AdvertisementMë datë 17.10.2022, rreth orës 07:40 në lagjen nr. 12, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i pallatit, ku jetonte i vetëm, shtetasi N. P., rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement