Dokumentari investigativ i radhës në “Unpublished” e ka vënë theksin tek krimi në qytetin e Elbasanit, veçanërisht në konfliktin mes dy fiseve, Çapja dhe Çela. “Unpublished” ka arritur të sigurojë videon ekskluzive të sherrit të ndodhur disa ditë më parë që përfundoi me përplasje me armë mes dy grupeve rivale.
Në fakt, kemi të bëjmë me sagën e një historie që ka nisur 15 vite më parë, mes fisit Çapja dhe Çela. Ngjarja ka ndodhur në datën 25 nëntor 2020 në orë 11:45 minuta. Gjithçka zhvillohet në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, në një kohë kur lëvizjet në rrugë të njerëzve dhe makinave janë në pikun e tyre.
Në video duket që të rinjtë, Migert Qosja dhe Ervis Çausholli kanë parkuar automjetet e tyre njëri pas tjetrit. E gjithë ngjarja ka filluar kur Qosja dhe një person tjetër janë afruar fillimisht tek makina e Çaushollit, ku duket që i thonë diçka dhe largohen me shpejtësi.
Por, nga pamjet e siguruara, duket qartë edhe përfundimi i debatit në përdorim të armëve. Kjo situatë ka bërë që Migert Qosja të dalë nga makina dhe përballet me Vis Korçarin.
Këta dy të rinj i përkasin dy fiseve, që kanë një dekadë e gjysmë që konfliktohen me njëri-tjetrin duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur në atentate të tipit mafioz. Ato mbeten ende të pazbardhura për drejtësinë shqiptare.
The post VIDEO e përplasjes me armë mes fisit Çapja dhe Çela në Elbasan appeared first on ShqipMedia.