Mjeku Edmond Gashi hyri sot në Gjykatën e Tiranës i pashoqëruar nga policia dhe interesit të gazetarëve iu përgjigj vetëm me një fjali: kam bërë punën time.

Kur doli pas seancës ku u konfirmua masa e arrestit shtëpiak, mjeku që akuzohet se nuk i shërbente pacientëve të sëmurë me tumor te Spitali Onkologjik, por i operonte në klinikën e tij private “Megis”, nuk ishte më kaq i qetë.

Ai u largua nga dera e pasme e Gjykatës, por tashmë është publikuar një video ku duket Gashi në korridorin e gjykatës ku ai është në shoqërinë e avokatit dhe një djali.

Qëndron në hollin e gjykatës e sapo dikush hap derën e gjyqtarëve ai ikën me vrap.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse mee ligj ai duhej të shoqërohej me një polic në banesën e tij ku dhe do të qëndrojë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ gjatë hetimeve për akuzën e Shpërdorimit të Detyrës, Gashi doli i pashoqëruar nga gjykata. /vizionplus.tv