Një automjet tip furgon është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës.
Mjeti, i cili ka qenë në pronësi të Renato Torollarit, ka qenë e parkuar pranë banesës së këtij të fundit.
Furgoni i firmës “Morava 93” ka qenë mjet për transportin e udhëtarëve. Vetë pronari, i cili është persona pa precedent penal, deklaron në polici se nuk ka konflikte me asnjë njeri, ndërsa thekson se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Korçë/Informacion paraprak
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Më datë 26.09.2022, rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit R. T., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.