Kanë dalë pamjet nga banesa ku burrë e grua humbën jetën mëngjesin e sotëm, 6 gusht. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në fshatin Shalës të Konispolit.

Në videot e siguruara nga Vizion Plus, shihet trupi i pajetë i Hysen Islamajt 69 vjeç, i cili pasi masakroi me sëpatë të shoqen, Shano Islamaj, u hodh nga shkallët nga djali i tij Klement Islamaj.

69-vjeçari humbi jetën. Blutë arrestuan djalin e dy viktimave, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, ku ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Klementin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale./vizionplus.tv