Kanë dalë pamjet nga banesa ku burrë e grua humbën jetën mëngjesin e sotëm, 6 gusht. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në fshatin Shalës të Konispolit.
Në videot e siguruara nga Vizion Plus, shihet trupi i pajetë i Hysen Islamajt 69 vjeç, i cili pasi masakroi me sëpatë të shoqen, Shano Islamaj, u hodh nga shkallët nga djali i tij Klement Islamaj.
69-vjeçari humbi jetën. Blutë arrestuan djalin e dy viktimave, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.
Advertisement
Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, ku ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Klementin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale./vizionplus.tv