Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në afërsi të Kryeministisë.
Ashtu siç shihet edhe në pamje, një çift të rinjsh shihen teksa ecin në tortuar, kur në një moment makina i merr përpara dhe djali “fluturon” në ajër.
Gjendja e vajzës paraqitet më e rëndë. Sipas burime bëhet me dije e reja i është nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale të menjëhershme.
Ndërkohë policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e plota, si dhe pak orë më pas u bë e mundur edhe kapja e 21-vjeçar , i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Sakaq, sipas autoriteteve i riu i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka dalë se nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, por ai rezulton me precedentë të mëparshëm pasi ka qene i ndeshkuar per shkelje te rregullave te qarkullimit kryesisht per shpejtesi tej normave te lejuara.