Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka konfirmuar për Vizion Plus se refuzoi foton familjare në Ministerial për shkak të prezencës së flamurit të Kosovës në sfond.

 

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema pyeti në distancë kryediplomatin serb  Ivica Daçiç se cila ishte arsyeja që ai refuzoi ti bashkohej fotos familjare të Ministerialit. Ministri i jashtem serb e drejtoi kokën dhe shikimin nga flamuri serb. Në këtë moment, gazetarja Mema e pyeti sërish nëse shkak ishte pikërisht flamuri i Kosovës, dhe Daçiç e konfirmoi nga distanca: “PO”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani kërkoi që Daçiç ti bashkohej fotos familjare të këtij samiti, ai gjeti kundërshtimin e homologut serb.

 

Hasani i qëndroi protokollit paraprak të samitit për realizimin e fotos me të gjithë pjesëmarrësit duke pasur në sfond flamujt e vendeve që janë pjesë e procesit të Berlinit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";