Video- Bënte gara shpejtësie në rrugë dhe i postonte videot në rrjetet sociale, e pëson shoferi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video- Bënte gara shpejtësie në rrugë dhe i postonte videot në rrjetet sociale, e pëson shoferi

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë një shofer i cili u kap duke bërë gara shpejtësie në rrugë.

 

Sipas Policisë, shoferi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, bënte xhirime gomash dhe drift me automjetin tip “BMW”dhe më pas videot i postonte në rrjetet sociale.

 

Advertisement

“Më datë 31.01.2022, rreth orës 22:00 në rrjete sociale janë hedhur pamjet filmike ku një mjet tip “BMW”, nuk ka rregulluar shpejtësinë duke bërë xhirime gomash dhe drift.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas një pune intensive hetimore profesionale u bë i mundur identifikimi i targës së automjetit dhe më pas i drejtuesit të mjetit, i cili u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve rrugore me qëllimi ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët”, njofton policia.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy