Një punonjës i kompanisë Albpetrol, 64 vjecari Qemal Kamberaj, ka humbur jetën tragjjkisht kur makina e punës, një automjet tip “Toyota” ka shkarë e ka përfunduar jashtë aksit.
Kolegu i tij, 59 vjecari Asllan Kajo, ka marrë dëmtime e është shoqëruar me urgjencë për në spitalin e Fierit. Dyshohet që kamioncina me të cilën lëviznin dy burrat ka shkarë për shkak edhe të lagështisë në rrugë, ndërsa mësohet se dy punonjësit ishin nisur për shërbim e po lëviznin nga Fieri në drejtim të Ballshit.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit, e kanë njoftuar urgjencën, ndarsa ekipi mjeksor e ka shoqëruar në spitalin e Fierit. Për nxjerrjen e viktimës, është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikse, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues të kompanisë Albpetrol.
Ndërkohë vijon puna për gjetjen e shkaqeve të aksidentit e motivet që e cuan automjetin të përfundonte jashtë rrugë duke humbur kontrollin.
Lidhur me ngjarjen ka dalë në një njoftim zyrtar edhe policia e Fieri ku thuhet se:
Mallakastër / Informacion paraprak
AdvertisementRreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.